Champions League

UEFA dhe Inter debat për Icardin në Champions

Tifozët e Inter nuk mund të durojnë më, janë të padurueshëm për të parë zikaltërit të luftojnë në arenën më të lartë të Europës, Champions League. E njëjta gjë me siguri ndodh edhe për vetë futbollistët e Inter, sidomos pë rata që prej disa vitesh po synojnë të realizojnë objektivin e rikthimit në Europë, që aq shumë vlen në Milano. Njëri mbi të gjithë, Mauro Icardi.

Të shumtë janë ata që e pyesin veten se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë Maurito sezonin e ardhshëm në Champions dhe pikërisht të njëjtën pyetje ka shtruar edhe vetë UEFA në profilin zyrtar në ‘Instagram’, duke pyetur tifozët: “Sa shumë gola do të shënojë Mauro Icardi në Champions sezonin e ardhshëm?”. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Inter: “Sa më shumë të jetë e mundur”. Mes pëlqimeve që ka marrë përgjigja zikaltër, ishte edhe ai i vetë kapitenin të Inter, Mauro Icardi, sikurse edhe djali i padronit të Suning, Steven Zhang.

Më shumë nga Champions League