Connect with us

Ligue 1

UEFA publikon renditjen e sulmuesve më të mirë U-21, dy “italianë” më lart se Mbappe

André Silva ka shënuar më shumë se Kylian Mbappe (16 gola në 32 ndeshje, në krahasim me 15 gola në 29 ndeshje), por Milan ka paguar vetëm 30 milionë euro për të, plus 8 bonus. Pothuajse pesë herë më pak se 180/200 milionë euro që Paris Saint-Germain do të derdhë në arkat e Monaco për të realizuar goditjen e dytë të çmendur të merkatos, pasi ka paguar 222 milionë euro për Neymar. Koha dhe sezoni i ri do të thonë se cili nga këto dy investime do të jetë më i suksesshëm, ndërkohë UEFA e ka pozicionuar mes 5 sulmuesve më të mirë Under 21.

Për hir të së vërtetës, ish-sulmuesi i Porto-s është në këmbët e podiumit (vendi i katërt), ndërsa në të tretin është një tjetër sulmuesi i ri “italian”: bëhet fjalë për Keita Balde Diao i Lazio-s (edhe ai i datëlindjes 1995-së si milanisti), që është pozicionuar mbrapa krahëve të Timo Werner (Leipzig, 21 vjeç, 21 gola në 31 ndeshje) dhe Del Alli (Tottenham, 21 vjeç, 18 gola në 37 ndeshje). Talenti që ka përfunduar në shënjestrën e Juventus është në kuotën e 16 golave në 31 takime të luajtura me fanellën bardhekalër dhe ka një vlerë në merkato, pavarësisht se kontrata i skadon në 2018-ën, rreth 25/30 milionë euro (shumë më pak se sulmuesi francez).

UEFA e ka bërë këtë renditje duke u përqendruar te 10 kampionatet kryesore europiane, të përzgjedhur në bazë të kalsifikimit të këtyre kampionateve. Në renditje janë edhe dy futbollistë të tjerë që luajnë në Serie A: i pari është Patrick Schick, i cili kërkohet nga Inter. Ai ka realizuar 11 gola në 32 ndeshje sezonin e kaluar. i dyti është Giovanni Simeone i Genoa-s (12 gola në 35 ndeshje).

Klaisifikimi

1) Timo Werner (Leipzig, 1996) 21 gola në 31 partite

2) Dele Alli (Tottenham, 1996) 18 gola në 37 ndeshje

3) Keita Balde Diao (Lazio, 1995) 16 gola në 31 ndeshje

4) Andre Silva (Porto, 1995) 16 gola në 32 ndeshje

5) Kylian Mbappe (Monaco, 1998) 15 gola në 29 ndeshje

6) Sandro Ramirez (Malaga, 1995) 14 gola në 30 ndeshje

7) Youri Tielemans (Anderlecht, 1997) 13 gola në 37 ndeshje

8) Henry Onyekuru (Eupen, 1997) 12 në 28 ndeshje

9) Landry Dimata (Ooestende, 1997) 12 gola në 29 ndeshje 10) Giovanni Simeone (Genoa, 1995) 12 gola në 35 ndeshje

11) Serge Gnabry (Werder Breme, 1995) 11 gola në 27 ndeshje

12) Patrick Schick (Sampdoria, 1996) 11 gola në 32 ndeshje

Më shumë nga Ligue 1