Champions League

UEFA ndryshon rregullat për sezonin e ri, tifozët mund të festojnë

Uefa ka vendosur të lejojë tifozët të konsumojnë pije alkolike në ndeshjet e Champions League dhe Europa League duke filluar nga sezoni 2018/19.

Trupi qeverisës i futbollit europian kishte ndaluar shitjen e alkolit në ndeshjet e tij, por tani situata ka ndryshuar.

Kjo do të thotë se tifozët do të jenë në gjendje të konsumojnë pije alkolike në shkallët e stadiumit në ndeshjet ku lejohet edhe në kampionate, si për shembull në Gjermani.

Në vendet e tjera do të konsumohet në disa sektorë të veçantë të stadiumit, si në Angli.

“Për një kohë të gjatë tifozët janë ndjerë se janë trajtuar keq në krahasim me tifozë të sporteve të tjerë si regbi.

“Tifozët mendojnë se ndalimi i alkoolit është i padrejtë, kështu që ne kemi vendosur ta ndryshojmë këtë rregullore,” shkruhej në faqen zyrtare të Uefa-s.

Më shumë nga Champions League