• UEFA vendos, Champions League bëhet Super Champions, ja ndryshimet…

    Publikuar: 9 Dec 9:20

    Do të quhet Super Champions dhe katër nga tetë grupet do të luhen në orën 19:00, ndërsa katër grupe të tjerë në orën 21:00. Në këtë mënyrë merr formë projekti për edicionin 2018/19 të Champions League, në bazë të vendimit të marrë nga UEFA, që gjithashtu saktësoi se presidenti i ri i organit drejtues të futbollit europian do të zgjidhet në shtatorin e vitit të ardhshëm. Veprimtaria elitare do të pësojë disa ndryshime në llojin e përzgjedhjes së skuadrave, por jo formulën e saj me 32 ekipe.

    UEFA's Executive Committee met on Friday to announce new plans for its club competitions

    Italia do të ketë sërish katër ekipe në Champions League, duke nisur nga formula e re që do të përdoret në sezonin 2018/19. Spanja, Anglia, Gjermania dhe Italia do të kenë katër skuadra në Champions League pa pasur nevojë për ndeshje paraeliminatore. 26 do të jetë skuadrat e kualifikuara në mënyrë të drejtpërdrejtë, 6 të tjerat do të vijnë nga raundet kualifikuese. Lajmi që qarkullonte prej ditësh është konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, që gjithashtu vendosi se finalja e vitit 2018 do të luhet në Lion.

    Rezultate imazhesh për champions league trophy

    Ky ka qenë vendimi i marrë për tre edicionet e Champions League, nga vitit 2018 deri në vitin 2021 dhe është publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s. 55 vendet anëtare të UEFA-s do të kenë sërish mundësinë të arrijnë deri në fazën me grupe të Champions League edhe Europa League. Për më shumë, të gjitha skuadrat kampione në vendet përkatëse, që eliminohen nga raundet eliminatoret në Champions League do të kenë mundësinë të vazhdojnë më tej në Europa League.

    Rezultate imazhesh për champions league ball 2016

    Koeficienti për secilin klub, gjatë përcaktimit të vazove, nuk do të ketë më 20% të kontributit të ekipeve kombëtare të federatave përkatëse. Ky modifikim është bërë për të shmangur rastet, kur ka pasur klube me ecuri të shkëlqyer personale, por kombëtarja nuk është kualifikuar për në veprimtaritë madhore. Koeficienti për të caktuar vazot do të bazohet vetëm te rezultatet e arritura nga këto ekipe në pesë vitet e fundit dhe nuk do të vlejnë më titujt në të kaluarën.

    Rezultate imazhesh për real madrid champiosn

    Në këtë mënyrë është skartuar hipoteza e Superligës dhe nga hiri i Champions League do të lind Super Champions që do të rikthejë disi në kujtim të kaluarën dhe duke kufizuar revolucionin e sjellë nga Platini, me futjen e shumë ekipeve “të vogla” që kanë ulur nivelin cilësor të veprimtarisë më prestigjioze në nivel klubesh në të gjithë Europën. 16 nga 32 skuadrat finaliste do të jenë nga Anglia, Spanja, Gjermania dhe Italia.

    Rezultate imazhesh për stadium champions

    Franca, Portugalia dhe Rusia do të çojnë dy ekipe në fazën me grupe ndërsa pesë shtetet që do e çojnë kampionin automatikisht në grupe janë Ukraina, Belgjika, Holanda, Turqia dhe Zvicra. Vendet e tjera do të kenë të drejtën të nisin gjithçka nga “play off”. Mendohet se do të ketë edhe një ndryshim në ndarjen e shortit për 1/8-t e finaleve, ku do të futet në punë koeficienti i renditjes së klubit dhe jo vendi i parë apo vendi i dytë në grup.

    [interaction id=”584b1231e800107d75fafa54″]


    Lexo postimet e tjera