Europa League

UEFA zbulon 11 të rinjtë më të mirë të Europa League

Ky sezon i Europa League është mbyllur me triumfin e Atletico Madrid ndaj Marseille në ndeshjen e luajtur në Lion të mërkurën në mbrëmje. UEFA, në faqen e saj zyrtare në internet, ka publikuar emrat e 11 të rinjve më të mirë që kanë marrë pjesë në edicionin e këtij viti.

Gianluigi Donnarumma
Milan, portier, 19 vjeç

Një titullar i palëvizshëm te kuqezinjtë pas debutimit të bërë në 2015-ën, kur ishte vetëm 16 vjeç, Donnarumma ka bërë një paraqitje të mirë në këtë edicion të Europa League. Edhe pse është akoma një adoleshent, ai e ka mbajtur të paprekur rrjetën e portës së tij për 3 ndeshje para se Milan të eliminohej nga Arsenal.

Ademola Lookman
Everton, sulmues, 20 vjeç

Lookman ka qenë një nga notat e vetme pozitive për Everton gjatë fazës së grupeve, ku klubi anglez ka lënë shumë për të dëshiruar. Ai ka shënuar dy gola në fitoren e vetme të skuadrës së tij (3-0 në fushën e Apollon Limassol). I shejtë dhe i aftë të luajë kudo në repartin e avancuar, sulmuesi londinez ka shënuar në debutimin e tij në Bundesliga pas huazimit te Leipzig.

Houssem Aouar
Lyon, mesfushor, 19 vjeç

Aq i mirë sa ka lënë Memphis Depay jashtë formacionit titullar në disa ndeshje, Aourar ka shënuar kundër Everton në fazën me grupe. Aftësitë e tij teknike kanë bërë që të krahasohet me Andres Iniesta.

Patrick Cutrone
Milan, sulmues, 20 vjeç

Një qendërsulmues si ata të së kaluarës, “alla Filippo Inzaghi”, Cutrone ka shënuar dy gola në fazën para-eliminatore të Europa League dhe ka vazhduar të befasojë në fazën me grupe, duke shënuar dy gola kundër Austrisë së Vjenës.

Ainsley Maitland-Niles
Arsenal, mesfushor, 20 vjeç

Maitland-Niles ka luajtur si mbrojtës i majtë në fazën me grupe para se të zhvendosej në rolin e mesfushorit të qendrës në ndeshjen e fituar 3-0 kundër Ostersunds, në 1/16 e kompeticionit: “Është pozicioni i tij i natyrshëm”, ka thënë Ëenger. “Është i fortë në mbrojtje dhe shumë i shpejtë”.

Dayot Upamecano
RB Leipzig, mbrojtës, 19 vjeç

Pas largimit nga Valenciennes për Salzburg-un në 2015-ën, francezipo shkëlqen te Leipzig një vit e gjysmë më vonë. Pas një periudhe përshtatjeje në sezonin e parë, ai po luan në nivele të larta me klubin gjerman.

Amadou Haidara
Salzburg, mesfushor, 20 vjeç

Një nga yjet e skuadrës së Salzburg që fitoi Champions League e ekipeve të moshave sezonin e kaluar, Haidara ka bërë hapin e madh në këtë sezon. Ka shënuar golin e dytë në fitoren 4-1 të arritur kundër Lazio-s në çerekfinale dhe ka realizuar kundër Marseille në gjysmëfinale.

Mikel Oyarzabal
Real Sociedad, mesfushor, 21 vjeç

Sulmuesi i krahut të majtë ka shkëlqyer në sezonin e tij debutues në Europë, duke shënuar golin e parë në fitoren 6-0 të marrë nga Sociedad në fushën e Vardar dhe duke realizuar një tjetër në minutat e fundit në fushën e Rosenborg.

Viktor Tsygankov
Dynamo Kyiv, mesfushor, 20 vjeç

“E ardhmja e Dinamos”, sipas ish-trajnerit Serhiy Rebrov, sulmuesi izraelit la shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asiste në këtë sezon të Europa League, duke përfshirë edhe golin e parë në barazimin 2-2 kundër Lazio.

Tanguy Ndombele
Lyon, mesfushor, 21 vjeç

Sezonin e kaluar ka luajtur në kategorinë e dytë të futbollit francez, por tani, Ndombele, konsiderohet si pasardhësi i Michael Essien. Ka qenë protagonist në fitoren e madhe të marrë nga Lyon kundër Paris Saint-Germain, në Ligue 1, dhe ka shënuar golin e parë në ndeshjen e luajtur kundër Villarreal në 1/16 të Europa League.

Rodri Hernández
Villarreal, mesfushor, 21 vjeç

Villarreal është eliminuar në 1/16-at, por mesfushori elegant ka lënë përshtypje shumë të mira. Ka mësuar nga aktivizimi në krahët kapitenit të “Nëndetëses së Verdhë”, Bruno Soriano (idhulli i tij), Hernandez ka debutuar me kombëtaren e Spanjës marsin e kaluar.

Më shumë nga Europa League