MMA

UFC-214: Jon Jones mposht Cormier dhe rikthehet kampion bote

Sportisti amerikan Jon Jones rikthehet kampion bote i peshës “light heavyweight” në artet marciale mikse, pas fitores me “KO” arritur ndaj Daniel Cormier në UFC-214, event i zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kaliforni. Jones rimerr titullin kampion që nuk e kishte humbur në kafaz, duke u rikthyer triumfues pas më shumë se 15 muajsh pushim (nuk duelonte prej UFC-197). Kjo ishte sfida e dytë mes dy sportistëve, por ashtu si dy vite më parë (në janar 2015, Jones pat fituar me vendim unanim të gjyqtarëve) edhe këtë herë është Jones ai që triumfon, këtë herë me “KO” në raundin e tretë.

Nga dueli mes Jones dhe Cormier

Jon Jones feston fitoren

Kjo konsiderohej si sfida më e madhe e historisë së UFC-së, pasi rivaliteti mes dy sportistëve ka qenë gjithnjë i madh. Në dy raundet e para, sportistët më së shumti studiuan njëri-tjetrin, me pak kapje dhe spektakël, por në raundin e tretë një goditje në kokë e Jones çorientoi Cormier, që ra në tapet. Më pas, Jones nisi ta bombardonte ish-kampioni e botës me grushte, duke detyruar gjyqtarin të ndalte duelin. Jones rikthehej në kafaz pas pezullimit prej 12 muajsh që mori për përdorim të substancave të ndaluara, por tregoi se është ende një kampion i madh.

Nga dueli mes Jones dhe Cormier

Nga dueli mes Jones dhe Cormier

Pasi siguroi titullin kampion, Jones u shpreh se në sfidën e radhës sfidon yllin e WW-së, Brock Lesnar. “Është diçka e pabesueshme, është një moment magjik. E surprizova Cormier me një shkelm të fortë dhe më pas e mbylla çështjen. Dua ta falënderoj Cormier, sepse ka qenë rivali im më i madh, duke më motivuar çdo ditë. ka qenë një kampion model, që më ka frymëzuar në çdo drejtim. Por, për fat të keq, jemi rivalë, por jashtë këtij kafazi ai është një kampion dhe do të mbetet përgjithnjë”, tha Jon Jones pas duelit. Ndërsa Cormier e la kafazin në lot, i zhgënjyer që nuk e mbrojti dot titullin kampion.

Jon Jones me gjerdan

Daniel Cormier ne lot pas humbjes

Më shumë nga MMA