MMA

UFC 215, anulohet eventi kryesor midis Johnson dhe Borg

Demetrious Johnson nuk do të jetë në gjendje të thyejë rekordin e Anderson Silva-s për mbrojtjen e titullit në UFC këtë fundjavë. Ray Borg, kundërshtari i Johnson në UFC 215, është detyruar të tërhiqet nga ndeshja gjatë së enjtes për shkak të një sëmundje virale, kështu që eventi kryesor i së shtunës është anuluar.

Si rezultat, Amanda Nunes vs. Valentina Shevchenko do të jetë eventi kryesor në Edmonton të Kanadasë.

Image result for johnson vs borg

Sipas burimeve, Borg ka kohë që lufton një sëmundje gjatë javëve të fundit dhe u cilësua si jo në gjendje për të luftuar sipas doktorëve të UFC. Sëmundja e tij nuk kishte lidhje me humbjen e peshës për ndeshjen. “Nuk kishte lidhje me peshën,” shprehet një nga doktorët personalë të luftëtarit. “Borg ka kohë që nuk ndihet mirë por nuk donte të tërhiqej. Por doktorët e UFC e kontrolluan dhe nuk e lejuan të ndeshej.”

Image result for nunes shevchenko

 

Më shumë nga MMA