UFC

UFC Fight Night 129: Damian Maia luan për rekordin, por ka përballë luftëtarin më të frikshëm të MMA-së

UFC do të debutojë në Kili të shtunën me UFC Fight Night 129, që do të zhvillohet në Movistar Arena të Santiagos.

Eventi kryesor do të jetë i zjarrtë dhe i shumëpritur mes dy luftëtarëve të peshës “welter” Demian Maia dhe Kamaru Usman.

Maia, në rast fitoreje, do të barazonte rekordin e fitoreve në UFC. Por ka përballë një nga luftëtarët më të frikshëm të këtij sporti. Usman e ka shumë të vështirë të gjejë kundërshtarë në peshën e tij për shkak se shkatërron këdo që i del përpara.

Por Maia është një luftëtar ndryshe. Mbase jo në këmbë, por në tapet. Ai është një nga specialistët më të mëdhenj të Jiu Jiutsu-s në UFC, dhe mund të krahasohet vetëm me Brian Ortega ose Mackenzie Dern.

Por Usman është një mundës me eksperiencë, e cila e lejon të luftojë me qetësi në këmbë, dhe ka një fuqi nokauti të madhe.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga UFC