UFC

UFC Fight Night Liverpool, Darren Till mposht “Wonderboy” me vendim unanim

Darren Till ka dalë triumfues nga kafazi në vendlindjen e tij të Liverpool pas pesë raundeve intensive ndaj Stephen “Wonderboy” Thompson.

Ishte një ndeshje interesante dhe e mbushur me emocione që i ngjante më shumë një loje shahu sesa një sfide në MMA. Dhe në fund ishte anglezi ai që fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.

Dy raundet e parë të ndeshjes ishin në favor të Wonderboy i cili mbrohej mirë dhe kundërsulmonte. Por me kalimin e minutave Till ishte më sundues në oktagon dhe kjo do të ketë ndikuar në vendimin e gjyqtarëve.

Till ishte më agresiv dhe në raundin e pestë e hedh në tokë Thompson dhe mbase ai ka qenë momenti që vendosi gjithçka. Till pas ndeshjes nuk ka pasur pretendime, duke i kërkuar UFC t’i japë kë të dojë për sfidën e radhës.

Më shumë nga UFC