UFC

UFC përgatit duelin për titull mes Woodley dhe Till, nxjerr jashtë loje Covington

Tyron Woodley, kampioni i botës në peshën “welter” në artet marciale mikse, pritet të rikthehet në kafaz pas më shumë se një viti pushim për shkak të operacionit në vjeshtën e këtij viti. Mediat amerikane zbulojnë se UFC është duke organizuar një duel mes tij dhe Darren Till, duke anashkaluar Colby Covington, që mban titullin e përkohshëm të këtij divizioni. Kjo përballje mes Woodley dhe Till po përmendet shumë shpesh edhe në rrjetet sociale pas disa mesazheve që dy sportistët kanë shkëmbyer mes tyre.

Pranojë duelin miku im”, ka shkruar i pari Darren Till, ndërkohë që nuk ka munduar përgjigjja e Woddley: “Çfarë dueli, askush nuk më ka ofruar asgjë. Mendoja se duhej të dueloja ndaj Covington në duelin tjetër”. Por dialogu mes dy sportistëve ka vijuar më tej. “Colby është jashtë, jemi vetëm ne të dy. Firmose kontratën”, ka thënë më tej Till, duke hedhur hapin e parë drejt këtij duel për titull.

Duket se UFC është duke përgatitur këtë përballje mes dy sportistëve (Woodley duket se ka rikuperuar pas operacionit në shpatull), e cila me shumë gjasa do të zhvillohet në UFC-228, pasi ka vendosur që t’i heqë Colby Covington titullin e përkohshëm. Ky i fundit e fitoi këtë titull në evendin e UFC-225, kur mundi Rafael Dos Anjos me vendim unanim, ndërsa Till, në duelin e fundit, ka mposhtur Stephen Thompson.

Më shumë nga UFC