Connect with us

MMA

UFC zbulon pasardhësen e Ronda Rousey

Me Ronda Rousey që po afron gjithnjë e më shumë drejt tërheqjes nga sporti presidenti i UFC-së, Dana White, ka folur sot se i ka bërë ofertë për të dueluar në eventet kryesore të UFC-së sportistes braziliane Mackenzie Dern. Numri 1 i UFC-së beson se Dern, 23 vjeçe, mund të bëhet ylli i ardhshëm i arteve marciale mikse, ku deri më tani ka zhvilluar 3 duele dhe i ka fituar të gjitha. “Kemi kohë që e vëzhgojmë, por ka ardhur koha që të tregojë realisht se sa vlen, duke u përballur me sportistet më të mira në botë në UFC”, ka thënë sot për mediat amerikane Dana White. Duket qartë që UFC-ja është në kërkim të yjeve të rinj, që ta promovojnë këtë sport pasi Rousey të tërhiqet.

Sportistja braziliane e UFC-se, Mackenzie Dern

Megjithatë, presidenti i UFC-së mendon se është ende shpejt për të bërë një krarasim midis Dern dhe Rousey. “Ka mundësi që të arrijë nivelet e Ronda, por nuk mund të them ende konkretisht që do të zërë vendin e saj”, u shpreh White. Sportistja braziliane Mackenzie Dern, një kampione seksi që vjen nga xhudo, është vajza e Wellington “Megaton” Diaz, një ish-kampione e njohur e MMA-së vite më parë, në fillimet e këtij sporti. Pavarësisht faktit se Mackenzie Dern është pak e njohur, mbështetja që Dana White i ka dhënë asaj, duke e afruar në eventet kryesore në të ardhmen, tregon se ajo mund të bëjë shpejt hapin e madh. Madje verën e ardhshme ajo mund të garojë në peshën 52kg edhe pse momentalisht duelon në peshën 61kg.

Më shumë nga MMA