MMA

UFC zbulon posterin e UFC 221: Whittaker vs. Rockhold

UFC ka publikuar posterin e evenimentit të shumëpritur të UFC 221.

Në profilin e UFC në Twitter është shfaqur posteri në prag të supersfidës së 11 shkurtit midis Whittaker dhe Rockhold, që do të zhvillohet në Perth të Australisë.

Evenimenti do të zhvillohet në vendlindjen e Whittaker (19-4), kampioni i peshës së mesme në UFC.

Një rezident i Sydney-t dhe i lindur në Auckland të Zelandës së Re, Whittaker do të hyjë në oktagon me tetë ndeshje pa humbur për të mbrojtur për të parën herë titullin kampion.

Whittaker u shpall kampion për të parën herë në korrik të 2017, ku mundi Yoel Romero, më pas u bë kampioni i padiskutueshëm pasi Georges St-Pierre u tërhoq pasi mundi Michael Bisping në UFC 217.

Por Whittaker do ta ketë shumë të vështirë ndaj Rockhold, ish-kampioni i UFC i cili kërkon të rikthehet pas disfatës ndaj Bisping.

UFC 211 do të zhvillohet më 11 shkurt në Perth Arena. Peshat e rënda Mark Hunt dhe Curtis Blaydes gjithashtu do të ndeshen në evenimentin e dytë kryesor.

Image result for whittaker rockhold


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga MMA