La Liga

Ultimatumi i Zidane për Florentino Perez: Po nuk e more atë, do të largohem

Zinedine Zidane mësohet t’i ketë dhënë një ultimatum presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. “Blej Eden Hazardse unë do të largohem”.

Ylli i Chelsea-it është prej kohësh një nga objektivat e madrilenëve dhe, duke parë se Chelsea ka shumë mundësi të mos kualifikohet në Champions sezonin e ardhshëm, ky është momenti më i mirë për ta marrë belgun.

Por trajneri francez, sipas “Don Balon”, është i pakënaqur me progresin e pakët të bërë për të siguruar belgun nga drejtuesit e klubit. Portali spanjoll ka shkruar, gjithashtu, se Zidane preferon belgun para Neymar, i cili është protagonist brenda dhe jashtë fushe.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga La Liga