Futboll

Ultimatumi i Neymar për PSG: “Cavani të shitet urgjent!”

Raportohet se Neymar ka kërkuar që drejtuesit më të lartë Paris Saint-Germain të shesin sulmuesin Edinson Cavani, pas grindjes dhe shfaqjes së shëmtuar që dy futbollistët performuan në fushë gjatë fundjavës. Dyshja u ndesh në disa episode mes njëri-tjetrit në tentativat për të ekzekutuar goditjet standard gjatë ndeshjes së fituar me rezultatin 2-0 ndaj Lyon. Pikërisht bazuar në duelet mes dy futbollistëve, gazeta e përditshme spanjolle “Sport” pretendon se Neymar ka instruktuar drejtuesit e PSG që të shesin sa më parë Cavanin.

The pair had a bust-up over set pieces at the weekend

Të tjera raportime bëjnë me dije se Cavani u detyrua të largohet nga stadiumi “Parc des Princes” 20 minuta para përfundimit të ndeshjes, nëpërmjet një dere secrete. Nga ana tjetër Neymar nuk ndjek më uruguajanin në rrjetet sociale. Mediat katalanase theksojnë se mosmarrëveshjet dhe acarimet mes Cavani dhe Neymar po ndikojnë edhe te futbollistët e tjerë të ekipit, të cilët kanë qenë të detyruar të pranojnë Neymar si njeriun më të rëndëishëm, për pasojë të transferimit të tij rekord nga Barcelona. Të tjerë futbollistë aty brenda kampit parisien ndihen të kërcënuar nga rritja e klanit brazilian në ekip, duke iu friksuar fuqisë së tyre për të vendosur veton prapa skenave.

Cavani and Neymar had to be separated in the changing room

“Këto gjëra janë të krijuara. Nuk e di pse krijohen këto gjëra. E vërteta është që këto janë gjëra normale, gjëra që ndodhin në futboll. Kam mësuar për këtë çështje vetëm tani që po flisja me vëllain tim, për njerëz që thonë se Cavani nuk do të lejojë askënd që të gjuajë penalltitë, dhe se ka një problem mes meje dhe Neymar. E vërteta është që nuk ka asnjë problem. Ai sapo ka mbërritur dhe sikurse kam theksuar që në fillim, ne jemi të predispozuar ta nhimojmë Neymar që të adaptohet sa më parë, në mënyrën më të mirë të mundshme.”, deklaroi vetë Cavani për Gold de Medianoche de Radio Universal.

Më shumë nga Futboll