Kampionati Shqiptar

“Ultras Guerrils”: Moggi, edhe azilin do ta bëjmë ferr!

Ka ardhur reagimi i radhës i tifogrupit të Partizanit, “Ultras Guerrils”, që në profiling e tyre në Facebook, u janë kundërvënë të gjithëve, duke filluar nga presidenti Demi për të vazhduar me Moggi-n, Preitin e Iulianon, për t’u ndalur te futbollistët të cilët i kanë paralajmëruar se tani do të ndjejnë pasojat a asaj që kanë prodhuar në fushën e lojës.

POSTIMI I ULTRAS GUERRILS

Sikur ta linim gjuhën të nxirrte ç’na mban shpirti, do na vinte turp më pas për ato që do të thonim! Ju nuk na meritoni dhe kjo nuk ka pikë dyshimi. Nuk na meriton Gaz Demi që kënaqet pa pikë turpi me vendet bosh pas Takjes e Gjicit! Nuk ka turp Moggi që na tha në sy pas fjalës sonë kundër ardhjes së një lojtari në verë: “Mos më ndërhyni në ekip, unë nuk luftoj për të dalë i dyti”!  Kishe të drejtë plakush, ti jo i dyti, po as i pesti nuk po del dot! Nëse ke menduar se do gjeje në Shqipëri dhe te Partizoni një qoshe të qetë për pensionin tënd, gabohesh rëndë! Nga azil do të ta bëjmë ferr!

Ti drejtor Preiti, çfarë mendove se po bëje? Gjete trampolinën për të ricikluar ato skarcitetet që i quan futbollistë? Ne thamë se shpëtuam nga Starova me shokë, po ti paske qenë edhe më keq! Merr rrugën mbrapsht me gjithë ata që ke prurë, ose do ua tregojmë ne me shumë dëshirë! Iuliano… sa i dështuar që je! Lojtarët, çfarë të themi për lojtarët? Juve ju ka plasur cipa e sedër nuk keni. Kur ju takuam herën e fundit ju thamë se do flisnim ndryshe më vonë…merreni si të doni! Na vjen turp prej jush. Për atë që jeni bërë! Një tufë kllounash!

Më shumë nga Kampionati Shqiptar