Kategoria Superiore

“Ultras Guerrils”: Skedinat-çarçaf, trofetë e lojtarëve dhe drejtuesve të Partizanit!

Ka reaguar sërish tifo-grupi më i madh në Shqipëri, “Ultras Guerrils”, për humbjen më të fundit të skuadrës së tyre, Partizani. Skuadra e kuqe u mposht nga Flamurtari 0-1, ndeshje që u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi”. Përpos parrullave të fundit, sot “Guerrils” ka postuar një status në profilin e tyre në Facebook, ku i kërkojnë llogari edhe presidentit Gaz Demi për të ndërhyrë sa më shpejt…

“Lojtarë liliputë dhe drejtues të paaftë prej 5 vitesh! Po ti president? A nuk të vjen pak inat? A nuk shqetësohesh ndopak? Apo nuk ka problem, ti fjalën tënde e ke thënë për 70 vjetor. Vitet para i kemi, ke thënë. Fundja je brenda objektivit që ke caktuar! Por neve na dhemb shpirti kur shohim se, pas humbjeve, lojtarët zgërdhihen sapo lënë stadiumin. Harbohen nëpër lokale dhe meqë nuk mbushin dot me pikë tabelën e renditjes, mbushin me foto facebookun dhe instagramin.

Trofetë e vetme të lojtarëve dhe drejtuesve janë shishet e boshatisura dhe skedinat-çarçaf! “Kampionë” të vërtetë! Ky sezon u dogj që pa nisur dhe përgjegjësi kanë të gjithë, por askush nuk e merr përsipër, sepse nuk kanë fytyrë të na dalin përballë kur shohin që ne prapë vijojmë ta mbështesim Legjendën me gjithë shpirt! President, ndërhy, jepi drejtim, nuk mjafton t’u varësh çelësat në qafë drejtuesve që vetëm fshihen, nuk mjafton t’i llastosh lojtarët me paga marramendëse dhe pastaj të vazhdojnë në qejfin e tyre jashtë çdo objektivi, por edhe larg paraqitjeve qe i kanë hije Partizanit…”

Më shumë nga Kategoria Superiore