Showbiz

Uma Thurman e akuzoi se donte ta vriste, tani vjen përgjigja e Quentin Tarantino

Ajo pretendon se ai ka dashur ta vrasë. Tani ai është kundërpërgjigjur.

Quentin Tarantino ka thënë se përplasja automobilistike në setin e Kill Bill në 2002 është pendimi më i madh i jetës së tij.

Uma Thurman foli rreth aksidentit që e plagosi rëndë për të parën herë fundjavën e kaluar për New York Times ku gjithashtu akuzoi edhe producentin Harvey Weinstein për ngacmim seksual.

i post this clip to memorialize it’s full exposure in the nyt by Maureen Dowd. the circumstances of this event were negligent to the point of criminality. i do not believe though with malicious intent. Quentin Tarantino, was deeply regretful and remains remorseful about this sorry event, and gave me the footage years later so i could expose it and let it see the light of day, regardless of it most likely being an event for which justice will never be possible. he also did so with full knowledge it could cause him personal harm, and i am proud of him for doing the right thing and for his courage. THE COVER UP after the fact is UNFORGIVABLE. for this i hold Lawrence Bender, E. Bennett Walsh, and the notorious Harvey Weinstein solely responsible. they lied, destroyed evidence, and continue to lie about the permanent harm they caused and then chose to suppress. the cover up did have malicious intent, and shame on these three for all eternity. CAA never sent anyone to Mexico. i hope they look after other clients more respectfully if they in fact want to do the job for which they take money with any decency.

A post shared by Uma Thurman (@ithurman) on

Ai postoi pamjet e aksidentit në Instagram, ku duket qartë se si përplaset me një pemë.

“Unë dhe Uma kishim folur shumë herë për skenën, dhe vendosëm që ajo do ta bënte. Ajo donte të sqarohej gjithçka mbi aksidentin, pas gjithë këtyre viteve,” shprehet regjisori.

“I thashë se mund ta bënte pa probleme skenën. Ajo hezitoi por unë ia bëra të qartë se nuk do t’i ndodhte gjë pasi rruga ishte e drejtë. Por nuk ishte. Unë e kisha gabim. Nuk e detyrova të futej në makinë. Ajo u fut pasi kishte besim tek unë.

“Ne e bëmë skenën dhe ajo u përplas. Në fillim nuk e morëm vesh se çfarë ndodhi. Pas aksidentit, kur Uma shkoi në spital, ndihesha shumë keq për atë që kishte ndodhur.

“Mu thye zemra. Nuk është thjesht pendimi më i madh i karrierës sime, por pendimi më i madh i jetës sime.”

Më shumë nga Showbiz