Futboll

Umtiti, golshënuesi i kualifikimit: “Ishim 11 kafshë në fushë!”

Samuel Umtiti, mbrojtësi i përfaqësueses së Francës, njëherësh dhe Lojtari i Ndeshjes, në mikrofonin e “beIN Sports” ka dhënë përshtypjet e tij mbi kualifikimin e rëndësishëm të arritur për në finalen e Kupës së Botës, pasi “Gjelat” triumfuan ndaj Belgjikës, me rezultatin 1-0, falë golit të vetëm të shënuar pikërisht nga mbrojtësi i “Bluve”.

“E bëmë të gjithë punën bashkë. Është e vërtetë që unë jam ai që shënoi këtë gol, por gjatë të gjithë ndeshjes, ne mbrojtëm shumë mirë të gjithë bashkë, bëmë të gjitha përpjekjet bashkë, dhe u shpërblyem me këtë vend në finale. E bëmë këtë punë, ishim të bashkuar, ishim 11 “kafshë” në fushë, madje edhe ata që u futën si zëvendësues dhe është me këtë mentalitet që do të fitojmë. Është e vërtetë që ai gol është çmenduri”, vijoi shënuesi i golit vendimtar për Francën.

“Më parë qëndroja në mes të fushës, ndërsa disa javë më parë, duke parë ndeshjet e mia të mëparshme vendosa të shkoja për shtyllën e parë, ose në të dytën dhe ajo iniciativë shpërbelu sot. Nuk e kuptojmë ende, por e dimë se po bëjmë diçka të madhe. ka ende një ndeshje që të bëjmë gjënë gjigante. Do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë kompeticion”, deklaroi Umtiti.

Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë

Më shumë nga Futboll