RUSI 2018

Umtiti: Jemi shumë të fortë, kemi nxjerrë mësime nga finalja e “Euro 2016”

Samuel Umtiti, mbrojtësi i Barcelonës, ishte heroi i madh i gjysmëfinales franceze, kur ai shënoi golin e fitores kundër Belgjikës. Dy ditë pas atij dueli, ai foli për mediat në një konferencë shtypi në Moskë:

Rivali, Kroaci: “Ne e dinim se në këtë turne do të luanim kundër lojtarëve më të mirë në botë. Do ta përgatisim me kujdes finalen dhe do të përpiqemi t’i ndalojmë lojtarë të tillë si Modric, Mandzukic apo Rakitic. Ne nuk duhet të lejojmë që Rakitic dhe Modric të luajnë si duan ata, përndryshe do të jetë shumë e lehtë për ta”.

Hazard mbi lojën e Francës: “Çdo njeri ka mundësi për të dhënë mendimet e veta ndër ne, por e dimë se gjëja më e rëndësishme në futboll është rezultati përfundimtar. Ne e dimë se, në fund të fundit, vetëm fituesi nuk harrohet. Nuk do të kujtohet në një Botëror se kush doli i dyti, apo i treti. Unë nuk kam asgjë tjetër për të thënë mbi këtë…”

Mësimet e nxjerra nga finalja e “Euro 2016”: “Ne kemi marrë mësime të vlefshme nga kjo finale e humbur. E dimë se kemi disa pika për t’i përmirësuar, por unë mendoj se ne jemi në rrugën e duhur. Jemi rritur dhe kemi treguar se mund të jemi shumë të fortë”.

Mënyra e tij për të festuar golin: “Diçka kam dashur të them, Pogba dhe Griezmann duan të më shohin mua”.

Mbappé: “Mbappé është shumë më i pjekur si njeri se mosha e tij. Ne mund të flasim për çdo gjë me të, ai e ka kokën mbi supet e tij, e di ku dhe si dëshiron të shkojë. Mbappe është duke bërë diçka të çmendur, por qëndron njësoj, me këmbë në tokë”.

Finalja: “Do të ishte e pabesueshme që ta fitojmë atë, ne e kemi këtë ëndërr në çdo cep të kokës”.

Pogba: “Unë e njoh atë prej disa vitesh, ka qenë gjithmonë një udhëheqës. Ai ka shumë ndikim në grupin tonë, ka evoluar gjatë konkurrencës, na ka ndihmuar shumë për të ardhur deri këtu…”

Kroacia e lodhur: “Kur arrin në fund të kampionatit, ka lodhje, sidomos me tri ndeshje radhazi, që kanë dashur kohën shtesë. Fizikisht, kroatët duhet të jenë të lodhur, por kjo është një finale, është një ndeshje… Ata kanë mundësinë të jenë kampionë të botës, kështu që do të konkurrojnë si në të gjitha ndeshjet e tyre”.

Më shumë nga RUSI 2018