Connect with us

Futboll

“Unë dhe Aubameyang i kemi rrugët e kryqëzuara!”

“Unë dhe Aubameyang i kemi rrugët e kryqëzuara!”

“Ibahimovic është më pranë nesh se shumë klubeve të tjera,” – kishte thënë Jose Mourinho në prag të Superkupës së Europa të humbur ndaj Real Madrid, duke larguar edhe zërat për një kalim të suedezit te Milan. Në fakt, “djajtë” po punojnë për rikthimin e suedezit, që aktualisht është i lirë nga çdo lidhje kontraktuale dhe ka pasur takime mes lojtarit dhe drejtuesve për të arritur një marrëveshje të re, teksa Ibra ka nisur riaftësimin pas dëmtimit të rëndë të pësuar në muajin prill, që do ta mbajë larg fushave deri në janar 2018.

“Njëri mes Aubameyang, Costa dhe Kalinic ka të ngjarë të jetë qendërsulmuesi i Milan në sezonin e ardhshëm. Aubameyang është pjesë e fatit tim!”

Në këtë mënyrë, rikthimi i Ibra te Milan është vetëm një sugjestion. Këtë e lë të kuptohet edhe drejtori i përgjithshëm kuqezi, Massimiliano Mirabelli në një intervistë, ku sqaron situatën e qendërsulmuesit që dëshiron t’i dhurojë trajnerit Montella. Tre emra janë në listë: “Aubameyang është në fatin tim! Ka qenë futbollisti i parë që kam parë direkt dhe udhëtimin tim të parë e kam bërë pikërisht për të ndjekur atë. Në lidhje me sulmuesin po punojmë këto ditë dhe nuk mund të gabojmë. Edhe Kalinic dhe Diego Costa janë në planet tona. Unë dhe Aubameyang i kemi rrugët e kryqëzuara”

Image result for mirabelli

Milan ka bërë 10 blerje deri tani dhe qendërsulmuesi do të jetë përforcimi i 11-të dhe i fundit për ekipin e Montella. “Tifozët dhe njerëzit e Milan kanë filluar të më pëlqejnë dhe po më mbështesin sepse kam qenë gjithmonë transparent. E kam parë entuziazmin e tyre në Milanello, në Kinë dhe në “San Siro”, ndihem i detyruar të vazhdoj të bëj në perfeksion punën time. Njëri mes Aubameyang, Costa dhe Kalinic ka të ngjarë të jetë qendërsulmuesi i Milan në sezonin e ardhshëm. Aubameyang është pjesë e fatit tim!” – përfundoi Mirabelli.

Më shumë nga Futboll