RUSI 2018

“Unë jam përgjegjësi i vetëm për dështimin”

“Jam unë përgjegjësi kryesor. Nëse duhet të fajësohet dikush, ai jam unë. Marr përsipër përgjegjësitë, si trajner. Nuk kam asnjë kritikë për lojtarët”. Këto kanë qenë fjalët e para të trajnerit të Spanjës, Fernando Hierro, pas eliminimit të papritur në 1/8-at kundër Rusisë.

“Jam krenar për skuadrën time. Kemi bërë gjithçka ishte e mundur. por, në disa raste, është e vështirë të luash kundër 11 lojtarëve që mbrohen. Kësaj kombëtareje i duhet një revolucion? Nuk më intereson të flas për këtë. Është momenti për të pranuar kritikat”, ka vazhduar Hierro.

“Largimi i Iniesta nga kombëtarja? Është një njeri dhe një lojtar i jashtëzakonshëm. Për mua ka qenë një kënaqësi të drejtoj këtë formacion. Ajo që më mërzit më shumë është trishtimi në sytë e tifozëve tanë. Erdhëm këtu për të bërë diçka të rëndësishme, me lojtarë të rëndësishëm. E ardhmja? Nuk varet nga unë”.

Më shumë nga RUSI 2018