Merkato

United, Chelsea dhe Milan në luftë për shërbimet e talentit 45 milionësh

Manchester United, Chelsea dhe Milan janë vetëm tre nga klubet e shumta që duan të nënshkruajnë me talentin adoleshent të Genoa-s, Pietro Pellegri.

Sulmuesi 16-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon të Serie A, dhe si pasojë klubet evropiane që e kërkojnë janë të shumta.

 The 16-year-old netted twice against Lazio earlier on in the season in an eventual 3-2 loss

Sipas italianes calciomercato, dy klubet e Premier League duhet të përballen me konkurrencën e Milan, Inter dhe Juventus.

Presidenti i Genoa-s Enrico Preziosi nuk e ka me ngut, dhe nuk do të dëgjonte oferta poshtë 40-45 mln euro.

 Genoa president Enrico Preziosi will not entertain offers less than £35million-£40million

Gjithsesi, ai shpreson që lufta e ofertave midis klubeve do të rrisë çmimin e lojtarit të tij.

Për momentin duket se Milan ka fituar garën për ta marrë, me agjentin e lojtarit që ka deklaruar së fundi që dy klubet kanë filluar bisedimet.

Më shumë nga Merkato