Bundesliga

United dominon elitën e Europës, Napoli kalon Milan dhe Inter

Napoli është skuadra italiane që vlen më shumë me përjashtim të Juventus, që është prej vitesh në një planet tjetër. Ky është lajmi që befason nga studimi i bërë nga studioja Kpmg “The European Elite 2018”, që ka përllogaritur vlerat e klubeve të Europës.

“Axurrët” kanë kaluar Roma-, Inter-in dhe Milan-in me një vlerë prej 518 milionë eurosh. Ata mbajnë vendin e 17-të në renditjen që vazhdon të kryesohet nga Manchester United me një vlerë prej 3.2 miliardë eurosh dhe që përfshin vetëm një italiane mes 10 të parave: Juventus.

Bardhezinjtë kanë ditur të krijojnë një diferencë ekonomike mes tyre dhe pjesës tjetër të Italisë, duke marrë një dimension të vërtetë ndërkombëtar. Juventus mban vendin e nëntë në Europë me një vlerë prej 1.3 miliard eurosh, pothuajse trefishin e “big”-ëve të tjerë të Serie A: Napoli (518), Milan (514), Inter (491) dhe Roma (455).

Studimi bazohet te një seri faktorësh, të njëjtët që përdoren nga investitorët që duan të blejnë një skuadër futbollit. Ndryshimi, në krahasim më paqëndrueshmërinë e tregut, që varet nga kërkesa dhe oferta, është se kjo është një metodë shkencore, objektive, që njihet ndryshe me termin “enterprise value”.

Për të arritur te rezultatet përfundimtare, Kpmg bazohet te të ardhurat, popullariteti, potenciali sportiv, ndikimi i të drejtave televizive dhe pronësia e stadiumit. Kështu, rritja e ndjeshme e vlerës së Napoli-t (+27%) është verifikuar falë të ardhurave të sezonit 2016/17, që kanë pasur lidhje kryesisht me shitjen e Higuain.

Në fakt, studimi i Kpmg bazohet te të dhënat ekonomike-financiare të sezonit të kaluar. Klubi i De Laurentis ka arkëtuar 101 milionë euro pas taksave. Vetëm Leicester (108) ka bërë më mirë në Europë. Ndërkohë, elita e Europës mbetet shumë larg për futbollin italian. plot 5 klube të Premier League vlejnë më shumë se Juventus. Kontrata e pasura për të drejtat televizive kanë një ndikim të madh. Pavarësisht zhvlerësimit të sterlinës për shkak të Brexit.

Kështu, United konfirmohet lider dhe thellon diferencat me Real Madrid: nëse vlera e “Djajve të Kuq” është rritur me 5%, ajo e “Los Blancos” ka rënë me 2%. Kjo ndikohet nga menaxhimi ekonomik: United ka një raport mes rrogave dhe të ardhurave prej 45%, ndërsa Real 60%, në rritje në krahasim me 50% e vitit të kaluar.

Fitoret kushtojnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për shpërblimet e lojtarëve. Në përgjithësi, futbolli europian ka një ecuri më të mirë se disa industri të tjera. Vlera e 32 skuadrave me vlerën më të lartë në Europë është rritur me 23% në dy vitet e fundit, kundrejt 5% të merkaton së aksioneve.

Kjo ka ndodhur sepse, pavarësisht shpenzimeve të çmendura në merkaton, të ardhurat e sezonit 2016/17 kanë qenë 17 herë më të larta në krahasim me sezonin paraardhës. “Kanë ndikuar të ardhurat nga të drejtat televizive të Premier dhe avantazhet e fair play të UEFA-s, që ka shtyrë shumë klube të kenë një menaxhim më të qëndrueshëm”, ka thënë Andrea Sartori, përgjegjësi i seksionit sportiv të Kpmg.

“Gjithsesi, të pasurit bëhen më të pasur dhe përrallat e skuadrave të vogla bëhen gjithnjë dhe më të pamundura”.

10 klubet me vlerën më të lartë në Europë

1. Manchester United 3.255 mld €
2. Real Madrid 2.920 mld €
3. Barcelona 2.783 mld €
4. Bayern Munich 2.552 mld €
5. Man City 2.160 mld €
6. Arsenal 2.102 mld €
7. Chelsea 1.765 mld €
8. Liverpool 1.580 mld €
9. Juventus 1.302 €
10. Tottenham 1.286 €

Më shumë nga Bundesliga