Futboll

United e barazon me Pogba, për ta “rrëmbyer” Casemiron nga Real Madrid

Casemiro është cilësuar tashmë si një futbollist i madh dhe shumë i kërkuar. Vetëm pak javë më parë media spanjolle “Don Balon” kishte paralajmëruar se Paris Saint Germain ka tentuar të nënshkruajë me Casemiro për vitin e ardhshëm, sipas një kërkese të menjëhershme të Neymar, ndonëse vetë mesfushori i Los Blancos refuzoi ofertën, për të qëndruar te Real Madrid. Gjithsesi, pavarësisht lajmit për refuzimin e tij ndaj ofertës së klubit parisien, që u përhap me shpejtësinë e erës mes klubeve elitare që diskutojnë dhe pretendojnë të fitojnë Champions League, ofertat në adresë të brazilianit nuk kanë ndalur. Këtë herë është Manchester United i Jose Mourinho që synon të rrëmbejë Casemiro.

Rezultate imazhesh për paul pogba casemiro

Në një strategji të mirëmenduar, Manchester United është përpjekur të tundojë brazilianin duke i ofruar atij luksin e një page të njëjtë me atë të futbollistit më të paguar te klubi i “Djajve të Kuq”. Sipas “Don Balon”, me qëllim sigurimin e shërbimeve dhe firmës së Casemiro, United ofron jo pak por një pagë të ngjashme me atë të Paul Pogba, plot £290,000. Por, pavarësisht qëllimit të klubit anglez, Casemiro nuk dëshiron të largohet. Braziliani është shumë i lumtur në Madrid, dhe do të qëndrojë besnik ndaj Los Blancos dhe Zidane, ndonëse kjo do të thotë të refuzojë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave.

Më shumë nga Futboll