• United fiton në Kupë, suksesi i nëntë radhazi…

    Publikuar: 10 Jan 10:57

    Manchester United ka fituar 2-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës Angleze kundër Hull City në “Old Trafford”. “Djajtë e kuq” dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, por pa mundur të shënojnë në portën e miqve, të cilët e patën mundësinë më të mirë me Diomande, i cili goditi shtyllën. Manchester shënoi dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë me anë të Juan Mata, i shërbyer nga Henrikh Mkhitaryan. Këtu u hodhën bazat për këtë që ishte suksesi i nëntë radhazi për ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho, në të gjitha veprimtaritë zyrtare.


    ././. by euro-goal-tv

    Vendasit arritën të shënojnë golin e dytë, me anë të Fellaini, pesë minuta para fundit. Paul Pogba nuk pati fakt teksa goditja e tij u ndal në shtyllë, por në fund të ndeshjes Anthony Martial krosoi për Fellaini, i cili tundi rrjetën me një goditje të saktë me kokë. Ky gol bën që “djajtë” të prekin finalen. Në gjysmëfinalen tjetër të Kupës së Ligës Angleze, Southampton do të presë Liverpool. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 25 dhe 26 janar, ndërsa në fund të shkurtit luhet finalja e kësaj veprimtarie në “Wembley”. Në sezonin e kaluar, Manchester City mori trofeun, pasi mposhti Liverpool me penallti.


    Lexo postimet e tjera