Connect with us

Premier League

United fiton pa Ibra-Pogba, shkruan historinë në Premier League

Manchester United është bërë skuadra e parë në historinë e Premier League që ka arritur numrin e 600 fitoreve në këtë kampionat. Lojtarët e Mourinho-s e kanë realizuar këtë arritje historike pasi kanë mundur sot me rezultatin 3-1 skuadrën e Middlesbrough në transfertë. Pa Ibrahimovic, i skualifikuar, dhe pa Pogba, i dëmtuar, “Djajtë e Kuq” nuk kanë pasur probleme të marrin tri pikët kundër ekipit të parafundit të kampionatit anglez. Gjithashtu, United ka çuar në 18-të numrin e ndeshjeve radhazi pa pësuar humbje në Premier, teksa disfata e tyre e fundit ka ardhur 23 teotrin e kaluar në fushën e Chelsea.

http://www.dailymotion.com/video/x5f8ru5_0-2-jesse-lingard-amazing-goal-hd-middlesbrough-vs-manchester-united-premier-league-19-03-2017_sport

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 30-të dhe autori i golit për miqtë ka qenë Maurane Fellaini, i cili i ka shënuar gol skuadrës numër 20-të në kampionatin anglez. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin minimal të United, ndërsa në pjesën e dytë ka ardhur edhe goli që ka dyfishuar avantazhin pe United. Autori ka qenë Lingard, i cili ka realizuar me një goditje të bukur me të djathtën pak jashtë zonës së rreptësisë. 13 minuta para fundit ka ardhur reagimi i vendasve që kanë ngushtuar rezultatin me një gol të Gestede, por në minutën e 93-të Valencia ka fiksuar shifrat në 3-1 për miqtë, që janë ngjitur në vendin e pestë të renditjes në kuotën e 52 pikëve, vetëm tri larg vendit të katërt që siguron kualifikimin në Champions League. Ky vend mbahet nga Liverpool, që do të luajë sot në 17:30 kundër Manchester City në “Etihat Stadium”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Premier League