Bundesliga

United fundos Bayern-in me një përgjigje epike në rrjetet sociale

Futbolli dhe rrjetet sociale janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin prej shumë kohësh dhe shpesh ka disa këmbime batutash me profileve të klubeve.

Kapitulli i fundit i betejës në rrjetet sociale është zhvilluar mes Manchester United dhe Bayern Munich. Klubi britanik ka vendosur të lajmërojë zhvillimin e një miqësoreje në gusht me një ekip gjerman me një mesazh në Twitter:

“Jemi të gatshëm të zhvendosemi në Gjermani për një miqësore në fillim të gushtit me një klub të madh. Ka ndonjë që del vullnetar?”.

Përgjigjja e Bayern ka qenë e menjëhershme dhe thumbuese. “Ne kemi vullnetarë për penallti, po ju si klub anglez nuk keni shumë kujtime të mira nga ato”, ka qenë mesazhi i gjermanë që i është referuar historisë së hidhur të kombëtares angleze nga pika e bardhë.

Ka qenë një autogol i vërtetë për Bayern, sepse përgjigja e Manchester United ka qenë epike: “Ndoshta, sepse nuk kemi patur nevojë për to (penalltitë) në finalen e Champions League 1999, apo jo?”.

Si të mos mjaftonte kjo, mesazhi është shoqëruar me një imazh të lojtarëve të Ferguson që festojnë titullin e kampionëve të Europës falë përmbysjes së çmendur të realizuar në “Camp Nou”.

“Shpresojmë që futbolli juaj të jetë më i mirë se batutat…”, ka qenë replika nga profili i bavarezëve. e gjitha kjo ka ndodhur për të lajmëruar se Manchester United do të luajë një miqësore në “Allianz Arena” 5 gushtin e ardhshëm kundër ekipit të Niko Kovac.

Më shumë nga Bundesliga