Premier League

United-Liverpool, klasikja e Anglisë kërcënohet nga “autobusi” i Mourinho-s

Java e 30-të e Premier League do të hapet me një klasike të futbollit anglez, me Manchester United që do të presë Liverpool në “Old Trafford” mesditën e së shtunës. Të dy skuadrat do të vijnë në këtë ndeshje me moralin e lartë. Jose Mourinho e ka prishur këtë sfidë në fazën e parë duke përdorur një skemë super mbrojtëse, e cila ka funksionuar pasi “Djajtë e Kuq” morën një pikë në “Anfield” dhe arritën të neutralizonin sulmin e frikshëm të ekipit të Jurgen Klopp.

Një qëndrim i tillë mund të përsëritet edhe sot nga ana e “Special One”, i cili zakonisht mjaftohet duke parkuar autobusin në ndeshjet kundër pesë ekipeve të para të Premier League. Gjithsesi, do të jetë shumë interesante të shikohet nëse kjo strategji do të funksionojë edhe këtë herë, edhe pse sulmuesit e “Të Kuqve” po kalojnë një moment shumë të mirë forme. Klopp, në fakt, ka një grup shumë të talentuar në krye të ekipit, si Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane.

Secili prej tyre, veçanërisht Mo Salah, ka qenë fantastik në ndeshjet e fundit dhe kjo është arsyeja pse ndeshjet e fundit e Liverpool kanë sjellë tre ose më shumë gola, me të lartpërmendurit që kanë shënuar pjesën më të madhe të tyre. United ka zhvilluar një pjesë të dytë të mrekullueshme në ndeshjen e luajtur në fushën e Crysal Palace të hënën e kaluar, me skuadrën që ka arritur të marrë një fitore 3-2 me përmbysje. Ato tri pikë i kanë dhënë mundësinë “Djajve të Kuq” të rimarrin vendin e dytë në klasifikim, ku ishte pozicionuar përkohesisht pikërisht Liverpool. Këto dy skuadra ndahen nga vetëm dy pikë në renditje, një fakt ky që e bën akoma më interesante sfidën e sotme.

Shifra dhe Fakte
– Asnjë nga pesë përballjet direkte nuk kanë sjellë dy ose më shumë gola, kryesisht sepse United ka luajtur në mbrojtje.
– “Djajtë e Kuq” kanë qenë më të suksesshëm gjatë historisë dhe kryesojnë me 12 fitore para përballjes së 173-të me Liverpool.
– Manchester United ka fituar 12 nga 15 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Premier League
– Liverpool ka shënuar të paktën 2 gola në 11 nga 12 ndeshjet e fundit të Premier League

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Premier League