• United ofron De Gea-n, nëse Reali i jep yllin e ekipit

    Publikuar: 21 Apr 4:32

    Manchester United do të përpiqet të kthej në Premier League, sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale nëse spanjolli David de Gea do të transferohet në Madrid në merkaton e verës. Portieri spanjoll prej kohësh është lidhur me një kalim të mundshëm në Spanjë. 26-vjeçari pothuajse nënshkroi për Realin në vitin 2015, por marrëveshja nuk u realizua në fund dhe ai nënshkroi një kontratë të re në “Old Trafford”. Por “Los Blancos” po këmbëngulin sërish dhe sipas ish-asistentit të Man.United, Rene Meulensteen, “Djajtë e Kuq” nuk duhet t’i vazhdojnë negociatat pa një yll që vjen në drejtimin tjetër.

    Si menaxher ju duhet të gjeni se kush dëshiron të largohet dhe ku do të shkoj?”, tha ai në talkSPORT. “Cili është skenari më i mirë për ne? Çfarë duam të fitojmë nga kjo lëvizje?”. Spekulimet për De Gea-n ekzistojnë prej tre vitesh. “Manchester United dhe Jose Mourinho duhet të përpiqen të sigurohen se nëse është kështu, cili është rezultati më i mirë për United? “Për shembull, ata thonë”: “OK, ju merrni De Gea-n dhe na jepni ne Bale-n”. “Duhet të ketë diçka që Manchester United të përfitoj për t’u realizuar ky operacion”, deklaroi Meulensteen. Megjithatë ky operacion duket tepër i vështirë të realizohet me drejtuesit e “Los Blancos” që e konsiderojnë shumë më të vlefshëm sulmuesin uellsian se portierin e kombëtares spanjolle.


    Lexo postimet e tjera