Futboll

United, PSG dhe Barça në garë për firmën e talentit brazilian

Manchester United i është bashkuar Barcelona-s dhe Paris Saint-Germain në garën për firmën e brazilianit Lucas Paqueta.

Mesfushori ofensiv, i cili aktualisht luan te Flamengo, është gjithashtu në radarët e Liverpool dhe Manchester City-t, sipas Le10 Sport.

Paqeta është thirrur për të parën herë në kombëtaren braziliane për miqësoret ndaj Shteteve të Bashkuara dhe El Salvador javën e kaluar.

21-vjeçari ka debutuar në fitoren 2-0 të Brazilit ndaj Amerikës pasi u fut në fushë si zëvendësues.

Këtë sezon ai ka shënuar gjashtë gola duke dhënë katër asiste në 28 takime për Flamengo-n. Paqueta ka dalë nga akademia e klubit aktual dhe ka dy vite që luan tek ekipi i parë.

Ai ka edhe dy vite kontratë e cila ka një klauzolë 50 mln euro.

Paqueta earned his first senior call-up for Brazil for friendlies against the US and El Salvador

Më shumë nga Futboll