Premier League

United refuzon kërkesën e çuditshme të City-t në prag të derbit

Manchester United ka refuzuar kërkesën e Manchester City-t për të filmuar në dhomat e zhveshjes së Old Trafford të dielën.

City donte të përdorte filmimet e derbit për një dokumentar.

Qytetarët kanë nënshkruar një marrëveshje 12 mln euro për një dokumentar në Amazon Prime me prapaskenat e skuadrës për vjeshtën tjetër.

Por United nuk e ka pranuar kërkesën, dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe 23 televizionet që kanë të drejtat televizive.

Klubi mendon se hapësira e tunelit do të jetë e mbipopulluar dhe nuk ka vend për kamerat që nuk janë partnerë të Premier League.

Djajtë e Kuq kanë refuzuar të njëjtën kërkesë nga një klub disa vite më parë.

Vendimi ka qenë zhgënjyes për City-n duke parë edhe pritshmëritë e sfidës së parë të sezonit midis dy kryesuesve.

Më shumë nga Premier League