Connect with us

Premier League

United shpenzon 60 euro në ditë për “mirëmbajtjen” e Rashford

Manchester United nuk ka një ekspert ushqimi personal për lojtarët e vet. Një mangësi e vogël në mekanizmin perfekt të ndërtuar nga Jose Mourinho. Portugezi, ndryshe nga Klopp dhe Guardiola, nuk ka një ekspert dietash dhe ushqimi, i cili mund të vihet në shërbim të lojtarëve që mund të kenë nevojë për të. Kështu, në ditët e fundit kanë filluar të qarkullojnë disa zëra në lidhje me dietën që mban ylli i ekipit, Marcus Rashford. Një dietë që i kushton klubit rreth 50 sterlina (60 euro) në ditë, në mënyrë që lojtari të mund të ndihet i kënaqur me cilësinë e ushqimit, por duke ruajtur njëkohësisht formën.

Çfarë konsumon? Dita e Rashofrd fillon me një mëngjez me bazë porridge (qull), shpesh i përbërë më quinoa (drithë), vesë të rrahura ose omëletë. Gjatë ditës sulmuesi konsumon pite me proteina dhe kek vegan (pa produkte shtazore). Menyja e vaktit të drekës përfshin një biftek me shparg ose pulë me perime të përziera, ose patate të ëmbla. Kurrë të njëjtin ushqim, apo recetë dy herë gjatë javës. Këtë e ka konfirmuar Thomas Groves, miku i familjes Rashford, i cili ndjek çdo lëvizje të tijën dhe kujdeset që kampioni i ri të ruajë formën, por njëkohësisht të konsumojë ushqim cilësor.

“Rashford është i ri dhe si për të gjithë atletët e rinj ka shumë rëndësi rikuperimi muskulor, veçanërisht kur lojtari është në zhvillim dhe nuk ka arritur akoma klumin e pjekurisë fizike”, ka thënë Groves. “Marcus konsumon gjithmonë ushqim cilësor dhe të ndryshëm”. Ndërkohë, Klopp dhe Guardiola kanë punësuar një nutricionist me kohë të plotë. Liverpool ka rekrutuar gjermanin Mona Nemmer nga Bayern Munich vitin e kaluar, ndërsa Manchester City ka marrë eksperten spanjolle të dietave Silvia Tremoleda, që ka punuar në të kaluarën me Barcelona-n.

Më shumë nga Premier League