Premier League

United-West Ham, “Djajtë” s’humbasin ndaj “Hammers” prej 12 ndeshjesh

Manchester United do ta hapë sezonin e ri të Premier League këtë të diel. “Djajtë e Kuq” do të presin në shtëpi West Ham. Këta të fundit janë përforcuar shumë në merkato, por kjo nuk i ka ndihmuar të marrin rezultate pozitive në gazën përgatitore dhe ata nuk do të paraqiten në “Old Trafford” me një moral shumë të lartë.

Manchester United

Skuadra e Jose Mourinho është gati të hidhet në sulm të titullit pasparaqitjes zhgënjyes në sezonin e kaluar. “Special One” ka përfoercuar skuadrën me lojtarë si, Romelu Lukaku, Nemanja Matic dhe Victor Lindelof. Sulmuesi belg, i cili ka realizuar 25 gola në kampionatin e kaluar, në radhët e Everton, ka shënuar tri herë në fazën përgatitore, ashtu si edhe në Superkupën e Europës të luajtur dhe të humbur kundër Real Madrid të martën e kaluar.

West Ham United

Trajneri Slaven Bilic ka bërë lëvizjet më të mirë në këtë merkato, duke mos shpenzuar shuma të çmenduar për Marko Arnauovic dhe ish-lojtarin e United, Javier Hernandez Chicherito, i cili do të përmirësojë ndjeshëm sulmin e “Hammers”. Megjithatë, West Ham është thyer me lehtësi në tri miqësoret e fundit, duke pësuar dy gola kundër Werder Bremen dhe tre ndaj Altona 93 dhe Manchester City.

Përballjet direkte

“Djajtë e Kuq” kanë arritur t’i fitojnë dy ndeshjet e kampionatit të kaluar të luajtur kundër West Ham, me të paktën dy gola diferencë. Në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit mes këtyre dy formacioneve kanë shënuar të dy ekipet. Në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të kampionatit që West Ham ka luajtur në transfertë janë realizuar 3 ose më shumë gola. Manchester është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër West Ham në të gjitha kompeticionet

 

Formacionet e mundshme

Manchester United (4-3-3): De Gea, Valencia, Lindelof, Bailly, Darmian, Herrera, Matic, Pogba, Mkhitaryan, Lukaku, Rashford.

West Ham (4-2-3-1): Hart, Zabaleta, Reid, Ogbonna, Cresswell, Noble, Obiang, Antonio, Lanzini, Arnautovic, Hernandez.

 

Më shumë nga Premier League