Connect with us

Futboll

Uou, Sanchez, mos! Kjo foto e kaviljes është shokuese!

Uou, Sanchez, mos! Kjo foto e kaviljes është shokuese!

Alexis Sanchez tremb tifozët!

Sulmuesi i Arsenalit ka postuar një foto të frikshme pas fitores 2-0 të Kilit ndaj Kamerunit të dielën. 28-vjeçari, i cili u dëmtua në kavilje në stërvitje vetëm pak ditë më parë, e nisi nga stoli ndeshjen e vlefshme për Kupën e Konfederatave, por në të 58′ guxoi të zbresë në fushë. Përveç asistit me kros për Arturo Vidalin në golin e parë, ai për pak sa nuk shënoi një gol spektakolar në fundin e takimit.

Lajmi, megjithatë, nuk është performanca e tij, por kavilje e fryrë sa më s’ka. Për të vërtetuar vuajtjet e tij, Sanchez pas ndeshjes publikoi një foto të këmbës së majtë në “Instagram”, e cila dëshmon sakrificën e tij për kombëtaren. Po të shihni foton (duke krahasuar këmbën në kushte normale), kuptoni edhe dhimbjen që ai ka ndier.

Kavilja e Sanchez-it para ndeshjes (m) dhe kavilja e Sanchez-it pas ndeshjes

“Jemi optimistë, pavarësisht imazheve që kemi parë. E dimë se lojtari ende ka dhimbje dhe për këtë do të presim deri të nesërmen nëse ai do të luajë”, – pati thënë trajneri i Kilit, Antonio Pizzi, një ditë para ndeshjes. “Ne jemi shumë të kujdesshëm me shëndetin e lojtarëve dhe sillemi gjithmonë me përgjegjësinë që na e kërkon pozicioni”, – shtonte ai.

Rezultati? Sanchez luajti, por jo titullar.

Bazuar te lajmet e fundit nga Kili, sulmuesi pritet ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e dytë, atë kundër Gjermanisë në Kazan (të enjten), por vështirë që të jetë në kushte ideale fizike.

 

 

 

Më shumë nga Futboll