• Uou, Zidane vendos që Ronaldo të mos luajë sërish!

    Publikuar: 11 Jan 4:23

    Zinedine Zidane ka vendosur që Cristiano Ronaldo dhe Luca Modric nesër të mos luajnë në ndeshjen e kthimit ndaj Sevilla-s në Kupën e Mbretit. Portugezi mungoi edhe në përballjen e parë të fazës së tetësheve dhe Real Madrid fitoi 3-0 në “Santiago Bernabeu”. Më pas kampioni i trefishtë i Evropës u rikthye në 11-shin titullar të madrilenëve në fitoren 5-0 ndaj Granada-s në fundjavë, për t’u lënë sërish jashtë listës së skuadrës. Kjo ndodh rraaaaaaallë!

    Modric, ndërkohë, ka luajtur për 90 minuta të plota në dy ndeshjet e para të “Galaktikëve” në vitin 2017, por Zidane mendon se kroati nuk është i domosdoshëm për 90-minutëshin tjetër në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Kryeqytetasit nuk do të kenë gati as mesfushorin James Rodriguez. Kolumbiani shënoi dy gola në ndeshjen e parë, por kësaj here nuk mund të luajë për shkak dëmtimi (pikërisht kur po rikthehej si protagonist).

    Lista zyrtare e lojtarëve të grumbulluar nga Zinedine Zidane për ndeshjen e nesërme

    “James ka sërish dhimbje në kofshë dhe nuk duam të rrezikojmë”, – shpjegoi sot Zidane. “Mendoj se është vetëm diçka e vogël, por ne jemi gjithmonë të kujdesshëm. Kemi ende plot ndeshje për të luajtur. Do të shohim se ç’do të ndodhë me të”, – shtoi tekniku francez. Isco gjithashtu nuk do të udhëtojë në Sevilla për shkak të një problemi të vogël, por lajmi i mirë është se do të rikthehen Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Mateo Kovacic.


    Lexo postimet e tjera