Connect with us

Atletikë

Usain Bolt në Londër, gati për sfidën e fundit të karrierës

Sprinti final në karrierën e tij do të jetë gjatë ditëve të para të gushtit, pasi në mbyllje Botërorit të Londrës që zhvillohet më datat 4-13 gusht, Usain Bolt do të varë “këpucët në gozhdë”. 30-vjeçari xhamajkan ka mbërritur sot në kryeqytetin britanik për të zhvilluar fazën e fundit të përgatitjeve të Botërorit, ku do të garojë në 100 metra dhe stafetën 4×100 metra, duke refuzuar garën e 200 metrave. Ky do të jetë eventi i fundit në karrierën e Bolt, që synon edhe medaljet e fundit të karrierës.

Sprinteri xhamajkan do të garojë në Botëror në 100 metra dhe stafetën 4×100 metra, duke refuzuar garën e 200 metrave

Bolt fiton garen e fundit pergatitore ne Monako, por nuk shkelqen

Sprinteri xhamajkan ka postuar në rrjetet sociale fotot e fundit të përgatitjes së tij, ku duket në formë të mirë dhe i karikuar, gati për të mposhtur edhe një herë të fundit rivalët e tij, që janë të shumtë. “Nuk ka kohë për pushime, vetëm punë”, ka qenë komenti i atletit xhamajkan Usain Bolt. Ai do ta ketë të vështirë sfidën me kanadezin Andre De Grasse dhe amerikanin Justin Gatlin, dy rivalët e tij më të fortë, të cilët pritet të jenë në krah të xhamajkanit në finalen e 5 gushtit, finalja e ëndrrave.

Më shumë nga Atletikë