Atletikë

Usain Bolt i “lutet” Beckam: Jam gati të luaj për ekipin tënd

Pasi ka deklaruar se do të krijojë një ekip futbolli, ofertat për të luajtur në ekipin e David Beckham, një prej yjeve të futbollit botëror, nuk kanë munguar. Më e fundit është ajo e ish-atletit xhamajkan Usain Bolt, që u tërhoq nga sporti vitin e kaluar. 31-vjeçari është shprehur i gatshëm të luajë në ekipin e Beckham, duke konfirmuar idenë e tij për të kaluar në sportin e futbollit, ndërkohë që ka kohë që stërvitet me skuadra të ndryshme.

Ish-futbollisti David Beckham

Në një postim në rrjetet sociale, Usain Bolt shprehet: “Ky është një lajmërim serioz. Nëse ke nevojë për një sulmues, unë jam i duhuri. Nëse ke nevojë për një njëri që shënon, unë jam i duhuri”, ka qenë deklarata e Bolt për Beckham, duke i thënë se është gati të luajë për skuadrën e tij në çdo moment. Beckham ende nuk ka vendosur se kur do të krijojë skuadrën e tij, por shënjestron vitin 2020 si vitin kur Miami do të debutojë në kampionatin MLS.

Më shumë nga Atletikë