Connect with us

NBA

Utah surprizon kampionët e Cleveland, Harden magjik për Houston

Surpriza në ndeshjet e luajtura mëngjesin e sotyëm në NBA, me kampionët e Cleveland që u mundën 100-92 nga Utah Jazz. Gjashtë lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 11 pikë, me Hayward që ishte më i miri në parket, me 28 pikë (për Cavaliers nuk mjaftuan 29 pikët e LeBron James). Në kahun tjetër, fiton skuadra e Golden State, që mundi 107-95 Miami dhe vijon të kryesojë në Konferencën e Perëndimit. Durant me 28 pikë e Curry me 24 bënë sërish diferencën në fushë për vendasit, që korrën suksesin e 33-të sezonal. Pas dy fitoresh radhazi ndalen Lakers, që u mundën 108-87 nga Portland, ndeshje e komanduar nga miqtë. McCollum me 25 pikë e Lillard me 20 ishin vendimtarë për Portland, që korri suskesin e 17-të në kampionat.

Nga ndeashja Oklahoma-Detroit

Fiton edhe Atlanta, që mundi 117-97 Brooklyn, sfidë e mirë për miqtë, që dominuan falë një loje më të mirë kolektive (Schroder 19 pikë). Rikthehet te fitorja Washington, që mundi 101-99 Chicago edhe pse sërish mungoi Derrick Rose (John Wall me 26 pikë ishte lider në fushë për vendasit). Një tjetër ndeshje e shkëlqyer për James Harden, gjithnjë e më shumë protagonist këtë sezon në NBA, që falë lojës së tij ndihmoi Houston të mundë 121-114 Charlotte. “Mjekra” realizoi 40 pikë, 15 rebaund e 10 asist për Houston në këtë sfidë. Fiton edhe ekipi kanadez i Toronto, që mundi 114-106 Boston (DeRozan 41 pikë e 13 rebaund), ndërsa Sacramento mposhti 100-94 Detroit (Cousins 24 pikë e 13 rebaund).

REZULTATET E SOTME

Washington – Chicago, 101-99

Brooklyn – Atlanta, 97-117

Toronto – Boston, 114-106

Houston – Charlotte, 121-114

San Antonio – Milwaukee, 107-109

Utah Jazz – Cleveland, 100-92

Golden State – Miami, 107-95

Lakers – Portland, 87-108

Sacramento – Detroit, 100-94

Më shumë nga NBA