Kategoria Superiore

Uzuni dhe Fili në “lupën” e elitës, por i pengon kontrata

Rënia e Apolonisë në një kategori më poshtë normalisht që e kthen këtë skuadër në treg për ekipet e tjera, të cilat kërkojnë të marrin elementët më të mirë. Por, dihet që te fierakët është e vështirë të marrësh futbollistë.

Rënia e Apolonisë në një kategori më poshtë normalisht që e kthen këtë skuadër në “treg” për ekipet e tjera, të cilat kërkojnë të marrin elementët më të mirë. Por, dihet që te fierakët është e vështirë të marrësh futbollistë nga kontratat afatgjata që kanë ata.

 

Dy nga më të kërkuarit janë Myrto Uzuni dhe Realdo Fili. Uzuni u afrua në merkaton e janarit te skuadra fierake dhe firmosi kontratë 4-vjeçare. Ndërkaq, atij i kanë mbetur dhe 3 vite e gjysëm deri në përfundim të marrëveshjes me bardhejeshilët.

fili

Foto: Realdo Fili, mesfushori i Apolonisë

Realdo Fili firmosi kontratën profesioniste në fillim të sezonit, pasi ishte lojtar i ekipeve zinxhir të Apolonisë. Edhe Fili nënshkroi për të njëjtën kohëzgjatje të kontratës si Uzuni, por këtij i mbeten dhe 3 vite nga data kur mund të largohet me parametra zero.

 

Të dy futbollistët janë mjaft të kërkuar nga skuadra të ndryshme të Superiores, madje janë ekipet më me emër që duan t’i afrojnë në gjirin e tyre. Partizani ka shprehur haptazi dëshirën, por edhe Kukësi nuk mbetet pas. Megjithatë, ai që vendos për transferimin është klubi fierak.

Burime pranë drejtuesve bardhejeshilë bëjnë me dije se cilido klub në Superiore, ose jashtë Shqipërisë, duhet të paguajë për të marrë shërbimet e këtyre lojtarëve. Duke iu referuar zërave të fundit në lidhje me këta dy emra, pritet që fierakët të mbajnë qëndrim zyrtar në ditët në vijim.

[total-poll id=26172]

Më shumë nga Kategoria Superiore