Boks

Valdez mbron titullin kampion në peshën pupël, mund Quigg me vendim unanim

Boksieri meksikan Oscar Valdez mbrojti titullin kampion bote të peshës pupël në kategorinë WBO, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj britanikut Scott Quigg, duel që u zhvillua në Kaliforni. Një sfidë me rivalitet, ku të dy boksierët e kërkuan triumfin, por përvoja e 27-vjeçarit Valdez bëri që ai të triumfojë, duke korrur suksesin e 24-t në karrierë në po kaq duele të zhvilluara (19 fitore me KO dhe asnjë humbje).

Nga dueli mes Valdez dhe Quigg

Valdez arriti gjatë duelit t’i thyejë hundën kundërshtarit britanik dhe u ça në vetull, ndërsa meksikani humbi një dhëmb gjatë duelit dhe i doli shumë gjak nga goja. Pra, një sfidë e egër, ku boksierët nuk i kursyen goditjet e rënda në ring. Gjithsesi, gjyqtarët ishin unanim në vendimin e tyre dhe të tre në favor të Valdez, duke votuar 117-111, 117-111 dhe 118-110. Quig fitoi vetëm 3 nga 12 raunde, ndaj dhe fitorja e Valdez ishte e merituar.

Më shumë nga Boks