Merkato

Valenca arrin marrëveshjen me yllin e Atletico-s

Valencia vazhdon të blejë lojtarë. Pas transferimit të Michy Batshuayi në formë huazimi, skuadra e Marcelino-s tani ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e Atletico Madrid, Kevin Gameiro.

“Valencia ka gjetur akordin me Atletico Madrid të dielën për transferimin e Kevin Gameiro-s,” shprehet Los Che nëpërmjet një komunikate.

Marrëveshja e Gameiro-s është zvarritur për javë të tëra por më në fund klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për 16 mln euro plus 2 mln euro të tjera në bonuse.

Valenca është rikthyer në Champions League dhe ka ambicie për të shkuar sa më larg dhe këtë e vërtetojnë blerjet e kësaj vere.

Më shumë nga Merkato