Kampionatet në Europë

Valencia – Atletico Madrid është sfidë pretendentësh…

Vetëm pesë ditë pasi fitoi trofeun e parë sezonal, Atletico Madrid, do të udhëtojë për në “Mestalla” që të luajë kundër Valencia, në ndeshjen e parë për këto dy ekipe në sezonin 2018/19 të La Liga.

Kjo do të jetë ndeshjen e parë për Marcelino García Toral si trajneri i Valencia, e cila u rendit në vendin e katërt në kampionatin e kaluar, duke u rikthyer në Champions League. Valencia, që në muajin mars 2019 do të festojë 100 vjetorin e klubit, ka marrë tre përforcime me emër gjatë merkatos së verës Denis Cheryshev, Michy Batshuayi dhe Kevin Gameiro.

Atletico e Diego Simeone do të udhëtojë për në Valencia me moralin në qiellin e shtatë pasi mposhti 4-2 Real Madrid në Superkupën e Europës, duke marrë trofeun e shtatë nën drejtimin e trajnerit argjentinas. Asnjë ekip i La Liga nuk ka shpenzuar më shumë se Atletico në këtë sezon, duke marrë fytyra të reja si Rodrigo Hernández, Thomas Lemar dhe Gelson Martins.

Nuk ka asnjë dyshim që “Los Colchoneros” do të garojnë për të fituar titullin.

Atletico nuk ka humbur në tre vizitat e fundit në “Mestalla”, duke fituar dy prej tyre, ndërsa ndeshja e fundit u mbyll 0-0.

Sulmuesi Rodrigo Moreno shënoi 16 gola për Valencia, që cilat sollën praktikisht 16 pikë.

Antoine Griezmann është përfshirë me gola ose asiste në 28 në 58 golat e shënuar nga Atletico në sezonin e kaluar. Gjatë korrikut, ai rinovoi me ekipin e Simeone deri në qershor 2023.

Valencia nuk ka shënuar gol në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Atletico Madrid, që mund të krenohet me faktin që ka qenë ekipi që ka pësuar më pak në transfertë gjatë sezonit të kaluar, vetëm 0.73 gola për ndeshje.

Askush nga 15 ndeshjet e fundit mes Valencia dhe Atletico Madrid nuk kanë prodhur më shumë se katër gola.Valencia ka fituar gjashtë nga dhjetë ndeshjet e fundit, të vlefshme për javën e parë të La Liga.

Më shumë nga Kampionatet në Europë