Merkato

Valencia, Cancelo i thotë shokëve se do të luajë tek Juventus

Nuk mjafton Mattia De Sciglio, Juventus kërkon një tjetër mbrojtës për krahun e djathtë dhe në orët e fundit ka filluar të flitet për Joao Cancelo-n. Portugezi i Valencia-s është kthyer në objektivin numër një të bardhezinjve për krahun e djathtë të mbrojtjes, sipas “RadioEsport Valencia”, lojtari mësohet t’i ketë thënë miqve dhe stafit teknik të Valencia-s se do vetëm Juventus-in. kërkesa e klubit spanjoll është 25 milionë euro, por dëshira e portugezit mund ta detyrojë klubin spanjoll të bëjë disa lëshime.

Ndërkohë, sipas “La Stampa”, Juventus ka qenë shumë afër Gerard Deulofeu, sulmuesi i Barcelona-s dhe i kombëtares spanjolle, para se të siguronte Douglas Costa: bardhezinjtë duket se kanë menduar seriozisht për ish-lojtarin e Milan në muajin qershor, kur Douglas Costa dukej i vështirë për t’u arritur, porkanë hequr dorë nga spanjolli pasi kanë kuptuar se brazilianin do të zbarkonte në Torino.

Më shumë nga Merkato