La Liga

Valencia ëndërron me Zaza, më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Simone Zaza është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator në la Liga. Sulmuesi 26-vjeçar italian ka shënuar shtatë gola me Valencia-n në tetë ndeshje të kampionatit (4 në muajin shtator) dhe është një nga arsyet kryesore për vendin e dytë të “Los Che” në renditje.

Tetë ndeshje (7 si titullar) dhe 7 gola në sezon. Më mirë se ai (dhe Bakambu i Villarreal) ka bërë vetëm Leo Messi, me 11 gola në kampionat. Autor i një tregolëshi në tetë minuta kundër Malaga-s dhe i golit vendimtar kundër Real Sociedad, ish-lojtar i Sassuolo-s dhe Juventus-it, po ngjit shkallët e hierarkisë në Spanjë dhe do të kërkojë të gjejë përsëri rrugën e rrjetës të shtunën, kur Valencia do të përballet me Sevilla-n (18:30), skuadra e vendit të pestë, vetëm dy pikë larg “Los Che”.

Bashkë me Barçën dhe Atletico Madrid është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar humbje në kampionatin spanjoll.

Më shumë nga La Liga