Futboll

Valencia kërkon Lemina-n, Juventus fikson çmimin

Valencia është vënë në gjurmët e Mario Lemina. Sipas transmetuesit radiofonik spanjoll “Cadena Ser”, klubi i Valencia-s i ka kërkuar informacione Juventus-it për mesfushorin nga Gaboni.

Image result for lemina

Në këtë sezon, lojtari i lindur në 1993-in ka koleksionuar 19 prezenca në Serie A dhe 28 duke përsfhirë edhe kupat. Nuk ka qenë një titullar fiks, por një element shumë i vlefshëm për nevojat e trajnerit Massimiliano Allegri. Klubi nga Torino, në fakt, dhe gjithmonë sipas zërave nga Spanja nuk është i gatshëm ta lëshojë lojtarin për më pak se 20 milionë euro. Pra në këtë pikë, gjithçka do të varet nga oferta e Valencia-s.

Më shumë nga Futboll