Merkato

Valencia nuk bie dakord me kërkesën e Liverpool, hedh sytë nga belgu i Chelsea…

Fakti që Liverpool kërkon 35 milionë euro për Divock Origi e detyron Valencia të kërkojë blerjen e sulmuesit të Chelsea, Michy Batshuayi, ka bërë të ditur “Dail Mail”.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë leje që klubi të shesë Origi, ashtu si Danny Ings, Marko Grujic, Sheyi Ojo, Lazar Markovic, Simon Mignolet dhe Pedro Chirivella, por çmimi që ka vënë për belgun ka qenë shumë i lartë, sipas klubi të Valencia, që tani synon të marrë një tjetër lojtar nga Belgjika.

Drejtuesit e Valencia, nëse janë të detyruar të shpenzojnë 35 milionë euro, kanë menduar të investojnë te Batshuayi dhe Chelsea ka të ngjarë të pranojë ofertën e tyre.

Batshuayi ka qenë i huazuar te Borussia Dortmund në sezonin e kaluar.

Më shumë nga Merkato