La Liga

Valencia, skuadra e preferuar e Messi-t pret Barcelona-n

Dy skuadrat e para të La Liga-s do të përballen mbrëmjen e së dielës, me Barcelona-n kryesuese që do të kërkojë ta thellojë në shtatë pikë diferencën me ndjekësit e Valencias, të cilët, nga ana e tyre, do të bëjnë gjithçka është e mundur për të shkuar 1 pikë larg katalanasve.

 

Shifra dhe Fakte

– Të dy skuadrat nuk kanë pësuar asnjë humbje në këtë sezon, diçka jo shumë e pazakontë ndoshta për Barcelona-n. Por Valencia ka qenë skuadra surprizë e këtij sezoni në kampionatin spanjoll.

– Nën drejtimin e trajnerin Marcelino, “Los Che” kanë marrë tetë fitore radhazi (një rekord për klubin) pas një fillimi jo shumë të mirë, me tre barazime në katër ndeshjet e para.

 

– Në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit, Valencia-s, janë realizuar mbi 2.5 gola për ndeshje (36 në total, një mesatare 4.5 për ndeshje). Vetëm në një nga ato ndeshje Valencia ka pësuar gol në pjesën e parë dhe ata nuk kanë humbur në asnjë nga pjesët e para të luajtura në këtë sezon.

– Në ndeshjet e luajtura në shtëpi, Valencia ka pësuar vetëm një humbje në 14 takimet të La Liga-s, por ecuria e tyre nuk është aspak e mirë kundër Barcelona-s, kundër së cilës nuk ka marrë asnjë fitore në 11 takimet e fundit të luajtura në “Mestalla” në të gjitha kompeticionet: 7 barazime, 4 humbje.

 

– Trajneri Marcelino nuk ka marrë asnjë fitore në 14 ndeshje (si trajner i ekipeve të ndryshme) kundër skuadrës katalanase: 3 barazime, 11 humbje.

– Barcelona ka shënuar 33 gola në kampionat dhe ka një mesatare prej 2.75 golash për ndeshje. gjithashtu, katalanasit kanë edhe mbrojtjen më të mirë, me vetëm katër gola të pësuar.

– Valencia është një nga ekipet preferuara të Lionel Messi-t, i cili ka realizuar 24 gola në total kundër tyre, duke dhënë edhe 11 asiste. Messi ka realizuar tetë gola në katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër Valencia-s dhe ka realizuar golin numër 500 të karrierës kundër tyre.

Më shumë nga La Liga