Moto GP

Valentino Rossi optimist: Franca, pistë ideale për Yamaha…

“Niveli jonë do të jetë i ngjashëm me atë në Jerez, duhet të kuptojmë si jemi në krahasim me rivalët. Ky cirkuit më pëlqen shumë, ka shumë pjesë ku mund të bën diferencën në frenim dhe ndryshime drejtimi. Historikisht Yamaha është paraqitur mirë, kësisoj premisat janë të mira,” – këto kanë qenë disa nga fjalët e Valentino Rossi në prag të Çmimit të Madh të Francës në Moto GP.

“Doktori” aktualisht është në vendin e gjashtë të klasifikimit të përgjithshëm, 30 pikë larg nga kryesuesi Marc Maquez: “Nuk jam shumë i shpejtë, aq shumë i fortë. Në karrierën time nuk kam fituar shumë në Francë, por kam bërë gara të mira. Pista është e bukur, sidomos tani që i kanë hedhur asfalt të ri. Mund të them se objektivi është të jem mes pesë të parëve, sepse vetëm ashtu mund të synoj fitoren.”

Kjo është gara e pestë sezonale, Rossi tha: “Pjesa e parë e sezonit ka qenë shumë pozitive, por duhet të përmirësohemi dhe të luftojmë për fitore në çdo garë. Yamaha ka një përshtatje të mirë me pistën e Francës.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Moto GP