Moto GP

Valentino Rossi i përjetshëm, gati rinovimi me Yamaha deri në vitin 2020

Valentino Rossi mund ta shtyjë edhe për dy sezone të tjera kontratën e tij me Yamaha, duke pilotuar kështu në Moto GP deri në vitin 2020. Piloti italian është ende nën kontratë me motorin japonez deri në vitin 2018, por palët duket se kanë nisur që tani bisedimet për ta rinovuar kontratën. Rossi, 38 vjeç, pat deklaruar kur rinovoi kontratën se do të vendoste për të ardhmen e tij në mesin e vitit 2018, por duket se italiani është shprehur i gatshëm të rinovojë kontratën, duke pranuar propozimin e bërë nga Yamaha. Vetëm pas vitit 2020, Rossi do të tërhiqet përfundimisht nga sporti i motoçiklizimit, në moshën 41-vjeçare, për t’iu dedikuar tërësisht skuadrës së tij VR46.

Valentino Rossi me Yamaha gjate nje gare

Sponsorët e Yamaha janë gati ta paguajnë me flori një pilot si Valentino Rossi, që është i kërkuar në Moto GP, pasi imazhi i tij garanton famë dhe shikueshmëri. Gjithsesi, rinovimi i Rossit me motorin italian është vetëm një thashethem që ka nisur të qarkullojë orët e fundit, pasi ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me këtë marrëveshje. Por mësohet se palët mund ta konfirmojnë këtë marrëveshje pas garës së ardhshme, që zhvillohet në pistën e Brno më 6 gusht (Republika Çeke). Pikërisht në këtë pistë, 21 vite më parë (18 gusht 1996), Valentino Rossi fitoi garën e tij të parë në karrierë, në kategorinë 125cc, duke nisur kështu një rrugëtim fantastik në këtë sport, ku është një legjendë.

Më shumë nga Moto GP