Champions League

Valverde: Champions-i është i tillë, duhet të vuash për të fituar!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur pas fitores minimale në fushën e Sportingut të Lisbonës.
A e vlerësoni fitoren?
E dinim që për të fituar do të duhej të vuanim. Atmosfera ishte e fortë dhe e kundërta, gjithashtu. Kemi hyrë me vendosmëri dhe e kemi zotëruar mirë topin. Pas rezultatit 0-1 kemi pasur 10, ose 15 minuta, në të cilat kemi qenë të shtrënguar. Ata na kanë krijuar një mundësi. Por Liga e Kampionëve është e tillë, duhet të vuash për të fituar.
Fituat me një autogol…
Që të ketë gola duhet të arrini në zonë dhe keni për qëllim ta godisni portën kundërshtare. Leo ka marrë faulle. Dhe ka qenë një mbrojtje e ashpër e vendasve në çdo dyluftim.

A po luani me “çelësin” e duhur taktik?
Përveç pozicionit të Leos, kur ai luan brenda, pjesa tjetër e jona po luan në mënyrë të ngjashme. Ne donim që Sergi të na ndihmonte në sulm dhe mbrojtje, sepse i shpalos mirë aftësitë e tij. Kemi lojtarë që luajnë në atë pozitë. Ideja jonë është të bëjmë gjithçka që duhet për të fituar.
Lider edhe në Champions…
Është e vërtetë se jemi mirë. Ende nuk kemi humbur. Por duhet të shikojmë përpara dhe të vazhdojmë të punojmë.

Më shumë nga Champions League